Keanu Reeves tregon se pse ndjehet si kafshë e mbyllur në kafaz

Mediale Vip

Keanu Reeves tregon se pse ndjehet si kafshë e mbyllur në kafaz

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:55
Keanu Reeves

Aktori i famshëm, Keanu Reeves, në një intervistë për The Sunday Telegraph, ka thënë treguar për pjesën e zezë të të qenurit i famshëm.

Reeves tha se në disa raste ai ndjehet si një kafshë në kafaz, pasi sipas tij ka shumë njerëz dhe paparaci që rrinë jashtë shtëpisë së tij.

“Unë dal jashtë në mëngjes të marr gazetën. Dhe aty ka shumë njerëz, ata më bëjnë të ndjehen si një kafshë në kafaz”.

Keanu tregoi se në shtëpinë e tij në West Hollywood, qëndrojnë shumë vizitorë me vetura dhe mjetet tjera vetëm për të bërë fotografi me të.

“Atje njerëzit rrinë jashtë për të vizituar shtëpitë e të tjerëve”.

“Ata të shikojnë ty duke thënë: Ja tek është njëri, shko kape. Por, ndryshe është LA, askush nuk mërzitet shumë se kush je ti apo çfarë personi je”, tha Reeves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat