U godit me gur në gjoks, ish-aktorja e filmave me pullë të kuqe rrëfen si ndodhi ngjarja

Mediale Vip

U godit me gur në gjoks, ish-aktorja e filmave me pullë të kuqe rrëfen si ndodhi ngjarja

Më: 19 maj 2019 Në ora: 06:29
Mia Khalifa

Vitin e kaluar ish-aktorja e filmave me pullë të kuqe, Mia Khalifa u godit nga një gur hokeji i cili thuhet se po “fluturonte” me 80 km/h.

Tashmë, Mia ka ndarë pamjet e operacionit gjatë të cilit mjekët i riparuan implantin që u dëmtua si pasojë e goditjes nga guri.

Incidenti ndodhi vitin e kaluar, kur Khalifa mori pjesë në finalet e Konferencës Lindore të NHL-së.

Guri i hokejit fluturoi mbi xhamin rrethues dhe u përplas në gjoksin e saj të majtë duke i dëmtuar implantin.

Duke folur për incidentin ajo tha:

Thjesht e kapa gjoksin dhe nuk e lëshoja se më vërshonte gjaku kudo.”

Doktori që i bëri ndërhyrjen, tha për kamerën e ish-aktores se ishte implanti ai që i shpëtoi jetën duke marrë parasysh faktin se me çfarë shpejtësie të rrezikshme po udhëtonte guri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat