“70 për qind greke?”, këngëtarja shqiptare bën testin e origjinës - Bota Sot
“70 për qind greke?”, këngëtarja shqiptare bën testin e origjinës

Mediale Vip

“70 për qind greke?”, këngëtarja shqiptare bën testin e origjinës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:07
Eleni Foureira

Këngëtarja e famshme, Eleni Foureira, ka bërë së fundmi testin e “Heritage”, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Gjatë qëndrimit në Izrael teksa ishte e ftuar në “Eurovision”, Eleni bëri testin e ADN-së, për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ngeli e shokuar nga rezultatet e këtij testi. Sipas menaxherit të kompanisë “Heritage”, i cili është sponsor i këtij festivali, i tha Foureiras se ka  68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, shprehet këngëtarja e njohur pasi mësoi rezultatet e këtij testi.

Madje Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

Kujtojmë se këngëtarja e ka pranuar publikisht origjinën shqiptare, edhe pse ka emigruar në moshë të vogël me familjen drejt Greqisë, ku u rrit dhe zhvilloi karrierën.

Ndërkohë vitin e kaluar Foureira përfaqësoi Qipron në “Eurovision” dhe u rendit në vendin e dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...