Greta Koçi përlotet gjatë intervistës, kjo është arsyeja - Bota Sot
Greta Koçi përlotet gjatë intervistës, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Greta Koçi përlotet gjatë intervistës, kjo është arsyeja

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:15
Greta Koçi

Greta Koçi flet rreth fëmijërisë së saj.

Greta Koçi ishte mysafirja e fundit në emisionin ‘E Diell’ ku ka folur rreth fëmijërisë së saj.

Gjatë intervistës me Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari ajo tha se kishte kaluar një fëmijëri të qetë, ishte një llafazane por nuk bënte sherr.

Duke folur për jetën si fëmijë, për një çast në monitor i shfaqet gjyshja dhe ky ishte momenti ku këngëtarja plas vajin.

Bukuroshja shqiptare thotë se kishte pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me të dhe se ishte një nga personat më të dashur për të.

Me lot në sy, ajo pranoi se largimin nga jeta e gjyshes së saj e kishte përjetuar shumë keq, sidomos muajt e parë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...