Orgesa Zaimi ju dedikon fjalët më emocionuese prindërve: Ju dua dhe ju vlerësoj deri në pafundësi

Mediale Vip

Orgesa Zaimi ju dedikon fjalët më emocionuese prindërve: Ju dua dhe ju vlerësoj deri në pafundësi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 06:59
Orgesa Zaimi

Mbrëmjen e kaluar në “Amfiteatrin e Liqenit Artificial” po mbahet koncerti “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” me këngë folklorike me disa nga këngëtarët më në zë të momentit. Rovena Dilo, Eranda Libohova, Selami Kolonja, Maya, Orgesa Zaimi, Loreta Kacka, Remize & Nexhat Osmani dhe Gili sollën për publikun kryeqyetetas disa nga këngët popullore që nuk kanë munguar në asnjë gëzim shqiptar ndër vite.

Duke qenë se të tilla evente janë shumë të rëndësishëm për artistët që marrin pjesë, në radhët e spektatorëve nuk mungojnë as personat e tyre të afërt për t’i mbështetur.

Për Orgesa Zaimin kanë qenë të pranishëm dy prindërit e saj, të cilët duket se nuk mungojnë në asnjë shfaqje të vajzës së tyre.

Image

Duke qenë se ata kanë qenë mbështetja më e madhe për Zaimin gjatë gjithë viteve të karrierës së saj, sot ajo ju ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese. Orgesa ka publikuar disa foto me nënën dhe babain pak orë para fillimit të koncertit dhe përkrah tyre ka shkruar: “Prindërit e mi të mrekullueshëm ju dua dhe ju vlerësoj deri në pafundësi ashtu siç ju me aq dashuri, mund, përkushtim, ngrohtësi dhe sakrifica më rritët dhe përkrahët në talentin dhe ëndrrën time, jam krenare qe jam vajza juaj”.

Të tilla momente janë ato që tregojnë se është e vështirë që një ditë të shlyejmë çdo gjë që prindërit bëjnë për ne gjatë gjithë jetës. Kujtojmë se dhe vetë Orgesa është nënë e dy fëmijëve, ndaj e kupton shumë mirë vlerën dhe rëndësinë e prindërve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat