Këngëtarja e famshme "zhduk" tatuazhin që i dedikoi Harry Potter

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme "zhduk" tatuazhin që i dedikoi Harry Potter

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:45
Ariana Grande

Tatuazhin e parë e bëri në vitin 2012 dhe prej asaj kohe është e fiksuar pas tyre. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Ariana Grande e cila ka treguar për ndjekësit se cfarë ka shtuar në trupin e sj.

25-vjeçarja publikoi një video të gishtit tregues, ku duket se zëvendësoi emrin e personazhit Harry Potter me disa gjethe në formë luleje.

E gjitha nis pranë thoit dhe më pas rrotullohet në gisht. Në atë vend, më para Ariana kishte emrin e librit dhe serialit të saj të preferuar, Harry Potter.

Image

Kjo nuk është dicka e pazakontë për Arianën. Ajo bëri të njëjtën gjë kur u nda nga Pete Davidson emrin e tij që e kishte të shkruar në gisht e mbuloi me një zemër të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat