Nesër varroset në Stamboll menaxheri i Azetit që vdiq të shtunën në Kosovë

Mediale Vip

Nesër varroset në Stamboll menaxheri i Azetit që vdiq të shtunën në Kosovë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:47
Sefa Kaya

Sefa Kaya i cili vdiq të shtunën në Kosovë do të varroset nesër.

Sefa Kaya, viktima e vetëasidentit me fatalitet që ndodhi në orët e hershme të mëngjedit të së shtunës do të varrohet nesër në Stamboll, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga këngëtari kosovar, Azet, i cili tashmë të ndjerin e kishte menaxher. Ai tregoj se ceremonia mortore për Sefan do të mbahet nesër më 25 korrik në qytetin e Stambollit mes familjarëve e miqëve  të tij dhe jo vetëm.

Kujtojmë se vetëaksidenti me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.

Rasti ishte konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, u tha në përgjigjen e Policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat