Meghan Markle ridizenjon unazën e fejesës, zbuloni modelin e ri të saj - Bota Sot
Meghan Markle ridizenjon unazën e fejesës, zbuloni modelin e ri të saj

Mediale Vip

Meghan Markle ridizenjon unazën e fejesës, zbuloni modelin e ri të saj

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:29
Meghan Markle

Çdo dalje e Meghan Markle në publik ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi ndjekësit e “zjarrtë” të pallatit ‘Kensington’ kanë vënë re se dukesha e Sussex ka ridizenjuar unazën e saj të fejesës.

Në propozimin e bërë në vitin 2017 nga Princ Harry, unaza e zgjedhur nga ai kishte një diamant në qendër të saj si dhe dy diamante të tjerë anash të marrë nga koleksioni i Princeshë Diana.

Image

Këtë herë fansat vunë re se Meghan e ka zëvendësuar rrethin e unazës me një tjetër rreth fin më të hollë, të mbuluar me diamante të vegjël.

Këtë fakt e zbuloi dhe Mace Mlickman nga kompania e bizhuterive ‘Jerry Blickman Inc’, i cili konfirmoi se ridizenjimi që Markle i bëri unazës, reflekton shijen e saj të rafinuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...