Victoria Beckham ka vetëm një sekret për lëkurë perfekte dhe e bën publik! - Bota Sot
Victoria Beckham ka vetëm një sekret për lëkurë perfekte dhe e bën publik!

Mediale Vip

Victoria Beckham ka vetëm një sekret për lëkurë perfekte dhe e bën publik!

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:05
Victoria Beckham

Është gjithmonë shumë interesante të dish se çfarë rutine bukurie, ç’dietë mbajnë dhe ç’produkte përdorin yjet e Hollywood-it për të qenë gjithmonë rrezatuese. Këtë herë rradhën e ka Victoria Beckham, e cila ka ndarë sekretin e saj për një lëkurë të përsosur.

Kur flitet për kujdesin ndaj lëkurës për ish – këngëtaren e Spice Girls asgjë nuk është më e çmuar sesa këshilla e Dr. Harold Lancer që sipas saj i ka shpëtuar lëkurën.

Sipas asaj që ajo tregoi për “The Edit”, receta përmbante vetëm një përbërës shumë të rëndësishëm, salmonin. Konsumi i salmonit gjatë tre vakteve e ka bërë lëkurën e saj të ndriçojë. Ky lloj peshku është shumë i pasur me omega-3, ka veti shumë të mira antiinflamatori dhe ndikon shumë pozitivisht tek lëkura dhe koçkat. Gjithashtu salmoni është i pasur me proteina dhe vitamina A dhe C që kanë veti të hidratojnë lëkurën dhe ta mbajnë të ndriçuar.

Nëse besoni tek bukuria e Victoria Beckham dhe dëshironi të dukeni si ajo atëherë nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të ndiqni këshillën e saj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...