Pasi e ironizuan, Kendall Jenner zbulon me sa basketbollistë ka pasur lidhje

Mediale Vip

Pasi e ironizuan, Kendall Jenner zbulon me sa basketbollistë ka pasur lidhje

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:31
Kendall Jenner

Kendall Jenner mund të jetë një nga supermodelet më të famshme dhe të paguara, por përsa i përket jetës së saj private, askush nuk di asgjë konkrete, përveç spekulimeve. Së fundmi, një fans i basketbollit ka publikuar një foto në ‘Twitter’ ku ka ironizuar dhe Kendall Jenner, duke shkruar “5 basketbollistët me të cilët Kendall Jenner ka pasur lidhje. Kjo është një skuadër ‘playoff’”. Postimi fliste për 5 basketbolistë: Ben Simmons, Blake Griffin, Jordan Clarkson, Kyle Kuzma, D’Angelo Russell. Ky postim mesa duket e ka irrituar supermodelen dhe ajo ka vendosur të reagojë duke e sqaruar njëherë e mirë situatën. “2 nga këto të 5, faleminderit”, ka shkruar Kendall. Kjo është hera e parë që Kendall pranon publikisht diçka në lidhje me jetën e saj private, por duket se ajo nuk ka ndërmend të lërë kritikuesit të spekulojnë gjëra të pavërteta për të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat