Albana Osmani feston ditëlindjen me foton më ‘të nxehtë’: Nuk kam ç’të bëj - Bota Sot
Albana Osmani feston ditëlindjen me foton më ‘të nxehtë’: Nuk kam ç’të bëj

Mediale Vip

Albana Osmani feston ditëlindjen me foton më ‘të nxehtë’: Nuk kam ç’të bëj

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:48
Albana Osmani

Një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Albana Osmani, feston sot ditëlindjen e saj. Moderatorja ka zgjedhur ta zbulojë këtë moment me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instastory’, ku shfaqet me rrobabanje.

Ajo çfarë i ka habitur të gjithë janë format perfekte të moderatores, e cila duket se ruan të njëjtat linja që prej fillimeve të saj në ekran. “Kam lindur në ditën më të nxehtë të vitit, 17 korrik. Nuk kam ç’të bëj. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Albana bashkangjitur fotos së publikuar në ‘Instagram’.

Me siguri pas këtij momenti në llogarinë e moderatores kanë mbërritur urime të shumta nga të afërmit dhe miqtë e saj. Kujtojmë se jo më larg se dje Albana tregoi se është duke shqyrtuar ofertat e reja që ka marrë për t’u shfaqur sërish në ekran.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...