Pas problemeve të shumta, Britney Spears shijon ditët e verës bashkë me partnerin e saj - Bota Sot
Pas problemeve të shumta, Britney Spears shijon ditët e verës bashkë me partnerin e saj

Mediale Vip

Pas problemeve të shumta, Britney Spears shijon ditët e verës bashkë me partnerin e saj

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 06:34
Britney Spears dhe Sam Asghari

Muajt e fundit Britney Spears ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe familjen e saj.

Megjithatë pas daljes nga një qendër rehabilitimi duket se këngëtarja ka vendosur t’i dedikohet plotësisht vetes dhe t’i kushtojë vëmendje romancës së saj me Sam Asghari.

Së fundmi Britney ka treguar se po i shijon pafundësisht ditët e verës përkrah partnerit dhe këtë gjë e ka zbuluar përmes një videoje të shkurtër. Spears ka publikuar në profilin e ‘Instagram-it’ një video në të cilën shihet duke kërcyer përkrah Sam.

Image

Në sfond dëgjohet kënga e Madonna “La isla bonita” dhe të dy duken mjaft të lumtur së bashku.

Përkrah videos së postuar, Britney ka shkruar: “Sa verë e bukur”. Ajo çfarë ra në sy të të gjithëve ishin përmasat perfekte trupore të Britney-t, për të cilat ajo ka punuar fort. Pak ditë më parë këngëtarja publikoi në rrjete sociale një video në të cilën shihej duke u stërvitur pa pushim për 30 minuta. Këngëtarja e njohur ka qenë gjithmonë në formë të mirë fizike, por kohët e fundit duket se po i kushton më shumë rëndësi trupit dhe shëndetit të saj në përgjithësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...