Reese Witherspoon dhe Ava Philippe kanë një ngjashmëri të madhe në pamjen e tyre fizike, por përveç kësaj kanë dhe një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.
Ava zakonisht nuk pëlqen kur mamaja e saj publikon foto me të dhe madje e shpreh publikisht me humor, por këtë herë ka qenë ajo që ka bërë një dedikim në ‘Instagram-in’ e saj për Reese.
Në postimin e saj, 19-vjeçarja iu referua mamasë së saj si inspirimin më të madh në jetë dhe personin që e ka mësuar për çdo gjë.
Ajo madje e ka quajtur “grua të mrekullueshme”. Në fund, e ka mbyllur dedikimin duke shkruar: “Thjesht po mendoj pak ekstra sot, kjo është e gjitha”, për të ‘justifikuar’ kështu këtë postim. Në premierat e Reese, Ava është gjithmonë e para që e mbështet aktoren dhe tregon se është vërtetë krenare për të.