Dua Lipa para miliona fansave tregon se skena e ‘Sunny Hill Festival’ është gati

Mediale Vip

Dua Lipa para miliona fansave tregon se skena e ‘Sunny Hill Festival’ është gati

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:05
Dua Lipa

Do të jetë një skenë ku do të ngjiten edhe emra të mëdhenjë të muzikës botërore si: Calvin Harris, Gashi apo Miley Cyrus andaj përkushtimi për përgatitjen e terrenit dhe skenës ku do të performojnë vetëm se kanë filluar.

E teksa na ndanë edhe pak kohë nga fillimi i festivalit i cili fillon me 2 gusht, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa i cili është njeherit edhe organizatori kryesor, ka komunikuar me të bijën me video duke i treguar asaj se skena është duke u bërë gati.

Këtë moment Dua Lipa e ka ndarë me më shumë se 30 milion fansa që e ndjekin në llogarinë e saj në Instagram.

Image

Kujtojmë që ky është një festival tejet i rëndësishëm kur bëhet fjalë për promovimin e vendit tonë me anë të muzikës, pasi që kjo ka mbetur ndër mundësit e pakta që mund të përdoret për promovim në arenën ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat