Ava Max erdhi me dy projekte të reja muzikore, të cilat pritet të pëlqehen nga publiku.
“Blood, Sweat & Tears” si dhe “Fraking Me Out” titullohen dy këngët e reja të Ava Max.
Këngëtarja preferoi që këto dy projekte t’i sjell vetëm në versionin audio, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse do t’ua shoqërojë edhe videoklipet.
Për ndryshe, Ava Max po shënon suksese të njëpasnjëshme në karrierë.