Meghan – surprizë për ditëlindje nga Princ Harry

Mediale Vip

Meghan – surprizë për ditëlindje nga Princ Harry

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:52
Meghan Markle dhe Princi Harry

Dukesha e Sussex Meghan Markle feston ditëlindjen e 38-të, të cilën burri i saj Princi Harry e shfrytëzoi për ta uruar me një mesazh të pa rezistueshëm.

Princi postoi në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto të preferuar të bashkëshortes së tij me një mesazh interesant.

Fotografia ka grumbulluar rreth gjysmë milion pëlqime dhe mbi 10,000 komente për vetëm disa orë, në të cilat ndjekësit uruan Meghan për ditëlindje.

"Gëzuar ditëlindjen për gruan time të mahnitshme. Faleminderit që më bashkove në këtë aventurë. Të dua, H.", shkruan princ Harry krahas fotografisë.

ImagePlanet për festimin e ditëlindjes mbahen sekrete, por një burim tha për Daily News se kjo do të jetë një festë e vogël dhe se Meghan nuk kishte kërkuar nga Princi Harry asgjë për ditëlindje, teksa ky i fundit po përgatit një surprizë të veçantë.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat