Bebe Rexha pozon vetëm në reçipeta para pasqyrës, vë në pah gjoksin e saj atraktiv

Mediale Vip

Bebe Rexha pozon vetëm në reçipeta para pasqyrës, vë në pah gjoksin e saj atraktiv

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:58
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, i bëri të gjithë krenarë së fundmi duke rrëmbyer një nga trofetë e MTV Video Music Awards.

Ajo arriti të triumfojë në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Ndërkohë, artistja shqiptare është duke vazhduar turneun e saj të koncerteve, së bashku me Jonas Brothers.

Bebe Rexha është po ashtu shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Jo të rralla janë rastet kur 29-vjeçarja ndan me ndjekësit edhe fotografi provokuese, e një gjë të tillë e ka bërë edhe në imazhin e fundit në InstaStory.

Ajo ka pozuar para pasqyrës vetëm në reçipeta, teksa ka vënë në pah gjoksin atraktiv.

Ndonëse është kritikuar për peshën e tepërt, vet artistja me origjinë shqiptare ka treguar se nuk ka fare komplekse rreth kësaj çështje, dhe shfaqet në publik ashtu siç i pëlqen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat