Harrojeni Bradley-n sexy, tani aktori duket si Super Mario

Mediale Vip

Harrojeni Bradley-n sexy, tani aktori duket si Super Mario

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:10
Bradley Cooper

Aktori i famshëm Bradley Cooper është pa dyshim një prej meshkujve sex simbol të Hollywood-it. Kujt nuk i rrahu zemra fort për të në filmin “A star is born”? Por na vjen keq t’ju themi që aktori nuk duket më njësoj. Me sa duket, Bradley e ka ndjerë të nevojshme që pas ndarjes të ndryshojë ‘look’. Jetë e re, pamje e re, edhe për Bradley-n!

Ai është fotografuar me të bijën Lea De Siene duke u argëtuar dhe duke kaluar kohë së bashku, por nuk kishte si të mos binte në sy ndryshimi në pamjen e tij. Aktori ka lënë mustaqe dhe duket totalisht njeri tjetër. Madje, njerëzit online e kanë krahasuar me Super Marion.

E keni parasysh lojën e famshme?

Nuk e dimë nëse pamja e tij është frymëzuar nga Super Mario apo është thjesht një rastësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat