Goditet nga fishekzjarret e skenës, ndërron jetë këngëtarja e famshme spanjolle

Mediale Vip

Goditet nga fishekzjarret e skenës, ndërron jetë këngëtarja e famshme spanjolle

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:51
Joana Sainz Garcia

Një aksident në skenë ka rezultuar fatal për këngëtaren e famshme spanjolle të rrymës pop.

Joana Sainz Garcia, 30 vjeçe, po performonte së bashku me orkestrën, “Super Hollywood” në një lokal afër Madridit kur ndodhi ngjarja rëndë.

Këngëtarja u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e dendur që ishin pranë skenës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, para 1000 spektaktorëve që po shijonin performancën e saj.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë momentin kur shpërtheu fishekzjarri, duke shembur në tokë menjëherë Sainz.

Një mjek dhe një infermiere që ishin në turmë u përpoqën ta ndihmojnë atë para se të mbërrinte ambulanca, por çdo gjë ka rezultuar e kotë, pasi 30-vjeçarja ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat