Liam i ‘tmerruar’ se ish-partnerja mund të flasë: Ai ka frikë se Miley mund të tregojë çfarë bënin në dhomë

Mediale Vip

Liam i ‘tmerruar’ se ish-partnerja mund të flasë: Ai ka frikë se Miley mund të tregojë çfarë bënin në dhomë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 06:49
Miley dhe Liam

Ndarja e bujshme e çiftit Miley dhe Liam duket se ka hasur shumë diskutime që nga momenti që u publikua, por duket se problemet më të mëdha i ka Liam Hemsworth. Burime të shumta tregojnë se ish- bashkëshorti i Miley-t është i tmerruar nga frika se ajo do flasë publikisht për jetën e tyre personale, substancat e ndaluara , zënkat dhe sidomos për jetën intime.
Burimet shprehen se Liam mund të ndihej shumë i turpëruar nëse ish-i i tij do flasë për gjërat e pazakonta që bënin brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.
Kujtojmë që Liam njihet si një njeri shumë privat dhe një skandal rreth martesës së tyre do ishte shumë i papërshtatshëm në këtë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat