Të shtëna me armë, qëllohet avokati që mbrojti reperin e famshëm - Bota Sot
Të shtëna me armë, qëllohet avokati që mbrojti reperin e famshëm

Mediale Vip

Të shtëna me armë, qëllohet avokati që mbrojti reperin e famshëm

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 08:13
Ilustrim

Avokati i shquar suedez që përfaqësoi reperin amerikan ASAP Rocky në një rast sulmi, është qëlluar me armë në Stokholm.

Policia mori njoftim për të shtënat në Kungsholmen rreth orës 09:00 me kohën lokale të premten (6 shtator).

Stafi mjekësor arriti në vendngjarje dhe mori në spital një burrë në të 50-tat, i cili kishte plagë nga arma, njoftoi policia.

Shoqata e Avokatëve Suedeze konfirmoi se viktima është Henrik Olsson Lilja, shkruan CBS News.

Raportohet se avokati është në një gjendje të rëndë por të qëndrueshme dhe një i dyshuar është arrestuar. 

Avokati përfaqësoi reperin ASAP Rocky pas arrestimit në Stokholm për një sulm në rrugë më 30 qershor.

Fillimisht, Lilja mbrojti reperin në çështjen e sulmit, por raportohet se u zëvendësua nga avokati mbrojtës Slobodan Jovicic për gjykimin.

Muajin e kaluar ASAP Rocky, emri i vërtetë Rakim Mayers, u shpall fajtor për sulmimin e 19-vjeçarit Mustafa Jafari gjatë një përleshjeje në Stokholm.

Ai u dënua me dy vite burg dhe u urdhërua të paguajë dëmin për viktimën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...