Kërcënimi spektakolar! Flori Agalliu shpjegohet: Ja pse desh theva qafën në dasmën e Jonida Vokshit - Bota Sot
Kërcënimi spektakolar! Flori Agalliu shpjegohet: Ja pse desh theva qafën në dasmën e Jonida Vokshit

Mediale Vip

Kërcënimi spektakolar! Flori Agalliu shpjegohet: Ja pse desh theva qafën në dasmën e Jonida Vokshit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:52
Flori Agalliu

Dy emrat e njohur të ekranit dhe estradës, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besniku, javën që lamë pas kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Shumë nga miqtë e tyre, pjesë e ekranit, ishin të ftuar në dasmën e tyre.

Kanë qarkulluar shumë imazhe e video nga atmosfera e bërë mirëpo tani ka dalë një tjetër ku prezantuesi i emisionit “Në shtëpinë tonë” Florian Agalliu papritur rrëzohet teksa ai vallëzon.

Moderatori ka shpjeguar pas lajmeve lidhur me incidentin të vërtetën, duke pranuar se nuk ia doli, por gjithsesi pësoi disa dëmtime të lehta.

Performanca e  tij nuk i shkoi edhe aq mirë, siç shihet edhe në video. Flori Agalliu tentoi të bënte një numër spektakolar, gjatë vallëzimit, por nuk ia doli. Besohet se edhe pija mund të ketë bërë  të veten, duke mos i dhënë mundësi moderatorit të shpaloste talentin e tij, deri në fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...