Zbulohet arsyeja e takimit mes Tunës dhe Norës - Bota Sot
Zbulohet arsyeja e takimit mes Tunës dhe Norës

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e takimit mes Tunës dhe Norës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 06:38
Pamje nga takimi

Nora dhe Tuna u takuan disa ditë më parë në Prishtinë dhe ky takim pas shumë kohësh, bëri bujë në mediat rozë. Konflikti që Tuna ka pasur me Robertin, ish-bashkëshortin e Norës ka bërë që dyshja të mos flisnin me njëra-tjetrën. Mirëpo, mesa duket pas ndarjes së bujshme të Norës me Robertin, vajzat kanë gjetur urën e komunikimit.

Në fillim u mendua se takimi i tyre së bashku me Valdrin Sahitin dhe gruan e tij, do të ishte për ndonjë bashkëpunim. Mirëpo, kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas Syri. Net, ka qenë Nora ajo që ka kërkuar një takim me Tunën, për të marrë mbështetjen e saj pas ndarjes me Robertin. Ish-partneri i Norës ka qenë shkaku pse dy vajzat nuk flisnim me njëra-tjetrën. Tashmë me sa duket janë rregulluar raportet mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...