Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti? Për herë të parë reagon Aleksandri - Bota Sot
Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti? Për herë të parë reagon Aleksandri

Mediale Vip

Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti? Për herë të parë reagon Aleksandri

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:26
Rudina Dembacaj me bashkëshortin Aleksandër

Së fundmi në mediat online po qarkullon lajmi se aktorja Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3 vjeçare me babain e vajzës së saj Aleksandrin.

Shkak për të lindur dyshimet është bërë mungesa e postimeve në rrjetin social me bashkëshortin Aleksandër nga ana e aktores Dembacaj.


Madje portalet online kanë aluduar për një romancë mes Rudina Dembacaj dhe një deputeti shqiptar gjë që ka çuar në përfundimin e martesës së aktores.

Por duket se asgjë nga ç’është thënë këto ditë nuk është e vërtetë dhe familja është mëse e kopmletuar.

Pak orë më parë bashkëshorti i Dembacaj ka postuar një video në instastoryn e tij, teksa duket Rudina me vajzën në një park lodrash në Tiranë. Aleksandri e ka shoqëruar videon me dy zemra, duke na bërë të mendojmë se ndarja me shumë mundësi është thashethem.

Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të një Vajze tre vjeçare të quajtur Viktoria.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...