‘Bregu i Diellit’ tatuazhi i preferuar i Dua Lipës

Mediale Vip

‘Bregu i Diellit’ tatuazhi i preferuar i Dua Lipës

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:25
Dua Lipa

Shumica e njerëzve kanë tendencë të pendohen për tatuazhin e tyre të parë , por muzikantja Dua Lipa nuk është një nga ta.

Në fakt, gati pesë vjet pasi bëri tatuazhin e parë, Dua zbulon si ai mbetet pjesa më kuptimplotë që ajo ka në trup dhe ajo na tregoi pse.

Është vetëm 24 vjeçe por, këngëtarja shqiptare ka plotë 15 tatuazhe. Për shembull, ajo bëri tatu numrin 245 në krahun e saj, numrin e shfaqjeve që të performon vetëm vitin e kaluar.

 Por e para e saj? Kjo erdhi në vitin 2015 kur Lipa ishte vetëm 19 vjeç te artis i tatuazheve Sean Williams.

Bëhet fjalë për tatuazhin “Sunny Hill”, i cili është i shkruar në krahun e saj të djathtë. “Sunny Hill” në shqip ka kuptimin “Bregu i Diellit” – lagje kjo në të cilën Dua ka jetuar përreth katër vite të jetës së saj, në kohën kur prindërit e saj u kthyen nga Anglia në vitin 2008.

Duke folur për promovimin e aromës  se saj për YSL, Dua u pytë për kuptimin e tij.

 “Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë,” shpjegoi ajo. “[Sunny Hill] u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë . Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, u shpreh artistja shqiptare me famë botërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat