Romeo dhe Donald Veshaj probleme me ligjin? Zbuloni anët e tyre të errëta

Mediale Vip

Romeo dhe Donald Veshaj probleme me ligjin? Zbuloni anët e tyre të errëta

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:47
Romeo dhe Donald Veshaj

Ata të dy janë spikatur për mënyrën e veçantë të aktrimit. Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj, ishin të ftuar në “E Diell” dhe kanë zbuluar disa anë ‘të errëta’ që askush nuk i dinte.

Megjithëse Ervin Kurti e pati të vështirë t’i ‘shtronte’, ai ja arriti ti shtrinte binjakët në një krevat.

“Deri para një viti liria juaj ka qenë e kufizuar kam dëgjuar,” thotë Kurti. Dhe Romeo i përgjigjet se kanë zënë mend. “Ore, me kë prokuror ke folur ti?” i tha ai me një theks tipik vlonjat. Ai gjithashtu tregoi se kur ishin më të rinj, mungesa e lekëve nëpër duar i ‘detyronte’ të bënin prapllëqe. U pritej energjia elektrike ngaqë s’e paguanin në kohë. Dhe kështu ai shkonte të flinte disa ditë në një hotel, nuk kishte ta paguante hotelin dhe hidhej nga dritarja.. Vërtet kaos!

Gjithashtu Romeo dhe Donaldi folën edhe për marrëdhëniet respektive me Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin. Por asnjëri prej tyre nuk pohoi asgjë pavarësisht se shpesh herë Romeo është kapur ‘mat’ me këngëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat