Kritikohet Eva Murati-fansi: “Shkruaj shqip”

Mediale Vip

Kritikohet Eva Murati-fansi: “Shkruaj shqip”

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:53
Eva Murati

Ajo është një ndër moderatoret më të komentuara për jetën e saj private dhe atë profesionale. Eva Murati herë pas here publikon foto e video në profilin e saj në ‘Instagram’ ku lajmëron fansat për projekte të reja dhe jo vetëm.

Në një foto të postuar së fundmi, në të cilën duket mjaft provokuese, Eva është kritikuar nga fansat sepse shkruan anglisht dhe jo shqip në përshkrimin e fotove.

Një prej ndjekësve të saj ja ka vënë në dukje këtë detaj dhe e kritikuar për këtë fakt.

“Mos i jep përparësi gjuhës se huaj në vend të gjuhës shqipe. Por shëno në Gjuhën Shqipe në rend të parë sepse është gjuha jonë e pastaj poshtë anglisht”.

Eva ka replikuar në koment duke ju përgjigjur:

“Të dyja gjuhët i ke po lexoje deri në fund”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat