Oprah Winfrey kalon çdo pritshmëri

Mediale Vip

Oprah Winfrey kalon çdo pritshmëri

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:20
Oprah Winfrey

E njohur për aktet e saj të bamirësisë, moderatorja e famshme Oprah Winfrey ka ndërmarrë një tjetër nismë për t’u duartrokitur.

65-vjeçarja ka dhuruar 13 milionë dollarë për universitetin “Morehouse”, i themeluar 152 vite më parë në Atlanta, shkollë vetëm për meshkujt afrikano-amerikanë.

Lajmi u bë publik gjatë një ceremonie të organizuar për të vlerësuar moderatoren për 12 milionë dollarë të dhuruara vite më parë. Falë kësaj nisme u shkolluan 600 nxënës.

Ashtu si dhe më herët shuma e konsiderueshme do të përdoret për të ndihmuar shkollimin e individëve që nuk kanë mundësi financiare.

Oprah Winfrey ka kaluar çdo pritshmëri me dhurimet e saj, pasi një shumë e tillë nuk i është ofruar asnjëherë më parë shkollës. Ndërkaq u shpreh shumë e entuziasmuar për të parë ecurinë e studentëve në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat