Moderatori i njohur i dedikon bashkëshortes fjalët më të ndjera: Më ke falur dhuratën më të çmuar

Mediale Vip

Moderatori i njohur i dedikon bashkëshortes fjalët më të ndjera: Më ke falur dhuratën më të çmuar

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:04
Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi ka zgjedhur që në këtë përvjetor të martesës me partneren e tij, t’i dedikojë fjalët më të ndjera së bashku me frytin e tyre të dashurisë, vajzës të quajtur Rroa.

“Zemër sot festojmë edhe përvjetorin e martesës sonë. Këtë vit përvjetorin e kemi edhe më të bukur me Rroan tonë. E përzgjodha këtë foto që simbolizon dhuratën më të çmuar që më kë falur tash e 9 muaj. Ju dua pafund”, shkruante Gashi krah fotos me bashkëshorten e tij, Qëndresën dhe vajzën e tyre.

Pas këtij momenti edhe ndjekësit e moderatorit nuk kanë hezituar ta urojnë në komente për këtë ditë speciale në jetën e çifitt.

Ndonëse deri më tani Labinoti ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht pamjen e të voglës, duket se ai e ka shijuar shumë këtë periudhë të mbushur plot dashuri pranë vajzës së tij e cila rritet dita ditës edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat