Një tjetër arsye shton dyshimet se Kate Middleton mund të jetë shtatzënë për herë të katërt

Mediale Vip

Një tjetër arsye shton dyshimet se Kate Middleton mund të jetë shtatzënë për herë të katërt

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:16
Kate Middleton

Kate Middleton dhe Princi Willia mbërritën ditën e djeshme në Pakistan për një turne 4 ditor.

Çifti mbretëror u pritën nga ministri i jashtëm, komisioneri i lartë britanik, Thomas Drews, si dhe nga dy fëmijë që mbanin buqeta me lule në duar.

Dukesha veshi dicka tradicionale pakistaneze, ndërsa William i qëndroi besnik kostumeve serioz.

Ky udhëtim është përshkruar nga pallati mbretëror si më kompleksi, për shkak të çështjeve logjistike dhe të sigurisë.

Por ky udhëtim ka shtuar më shumë dyshimet se Kate Middleton mund të jetë shtatzënë për herë të katërt.

Për herë të parë në turnetë e tyre, Kate dhe William kanë marrë një doktor me vete. Zakonisht vetëm mbretëresha dhe Princi Charles shoqërohen nga disa doktor kur udhëtojnë, prandaj kjo gjë është disi e çuditshme.

Përveç mjekut ata kanë marrë me vete sekretaren e tyre private, sekretaren e komunikimit, një pastruese dhe parukiere.

Prej kohësh përflitet se Dukesha e Cambridge është në pritje të ëmbël, por deri më sot nuk është konfirmuar asgjë nga pallati mbretëror. Pak kohë më parë u tha se Kate kishte lyer flokët dhe qëndroi larg takimeve zyrtare, dy shenja që tregojnë se ajo mund të jetë shtatzënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat