E keni vënë re? Pjesë e këngës së Taynës është edhe ky këngëtar

Mediale Vip

E keni vënë re? Pjesë e këngës së Taynës është edhe ky këngëtar

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:55
Tayna

Tayna dje publikoi projektin e ri muzikor.

Tayna ka publikuar këngën e re me titull “Sicko”, të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.

Në klipin e kësaj kënge, rep-artistja erdhi me skena të ‘nxehta’, ndërsa pranoi komente pozitive në orët e para të publikimit.

Ndoshta nuk e keni vënë re, por pjesë e kësaj kënge është edhe këngëtari Lindon Berisha, i cili shprehet i lumtur që kishte rastin të bashkëpunonte me Taynën.

“I lumtur të kem zërin tim në këtë këngë”, ka shkruar ai.

 

Kujtojmë se Taynën së fundi e kemi parë në ballinën e revistës gjermane “Life”, duke u bërë kështu artistja e parë shqiptare që paraqitet në këtë revistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat