Monica Bellucci ndryshon pamjen, duket mahnitëse

Mediale Vip

Monica Bellucci ndryshon pamjen, duket mahnitëse

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 19:22
Monica Bellucci

Diva filmit italian Monika Bellucci ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes dhe ndarjes së shpërblimeve në Festivalin e filmit Lumiere në qytetin francez Lion

Në tepihun e kuq ka arritur, sipas zakonit, shumë elegante – e veshur me fustan deri te thembrat dhe në ngjyrë vere me nënshkrimin e shtëpisë së modës Dior, të cilin e zbukurojnë prerja subtile në gjoks dhe mëngët valëvitës të cilat bien shkujdesur.

Pos tualetit tepër të bukur, Monika (55) gjithë vëmendjen e ka drejtuar tek vetja dhe stili i ri i flokëve të cilin për herë të parë e ka prezantuar para disa ditësh, por fansat e saj ende nuk janë mësuar.

Flokët shumë të shkurtër në raport me imazhin e saj të deritashëm e kanë rinuar aktoren, thonë, së paku për dhjetë vjet, ndërkaq të gjithë veshjen e ka theksuar në mënyrë subtile dhe efektive, me hallka të shndritshme, të cilat në dukjen e saj kanë dhënë frymë plotësuese luksi.

Edhe pse veshjet e saj janë jashtëzakonisht të shtrenjta, në Monikën kurrë nuk do të shihni diçka që “shpërthen” me çmimin e vet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat