Floktari i Ronaldos është therur për vdekje në një hotel në Zvicër

Mediale Vip

Floktari i Ronaldos është therur për vdekje në një hotel në Zvicër

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 16:42
Ricardo Marques Ferreira

Një stilist flokësh i të famshmëve, i njohur më së shumti si ‘floktari i Cristiano Ronaldos’, është therur për vdekje në një dhomë hoteli në Zvicër.

Ricardo Marques Ferreira është identifikuar si i vrarë, pasi është gjetur nga një pastruese në një hotel në lagjen Albisrieden të Cyrihut.

Tabloidi portugez Correio da Manha e ka lidhur pikërisht me superyllin portugez duke e etiketuar atë si ‘stilisti i Cristiano Ronaldos’, duke qenë se në të kaluarën kishte publikuar  fotografi duke ia rregulluar flokët 34-vjeçarit.

Trupi i pajetë është gjetur në krevat me shumë plagë shpuese në trup, ndërsa thika nuk është gjetur në skenën e vrasjes. Në ndërkohë thuhet se policia e ka arrestuar një të dyshuar.

Ricardo, i cili ka qenë i njohur me nofkën Caju, ka jetuar në Cyrih në dy vitet e fundit, ndërsa në javën e fundit ka qëndruar në hotelin ku është vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat