Modelja në videoklipin e hitit “Enigmë” është e dashura e këngëtarit shqiptar - Bota Sot
Modelja në videoklipin e hitit “Enigmë” është e dashura e këngëtarit shqiptar

Mediale Vip

Modelja në videoklipin e hitit “Enigmë” është e dashura e këngëtarit shqiptar

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:52
Pamje nga video

Vajza në videoklipin ‘Enigmë’ të Art Abazit dhe Mc Kreshës është pikërisht e dashura e Artit.

Vajza elegante që kërcen në rërë, e veshur me fustan e kapele në klipin e këngës “Enigmë”, qenka e dashura e këngëtarit shqiptar Art Abazi i cili këtë këngë e ka sjellë në bashkëpunim me MC Kresha.

Këtë Arti e zbuloi për “Panorama plus” duke u shprehur se është shumë i dashuruar.

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj. Unë jam çdo ditë i dashuruar. Marr dhe jap dashuri në çdo moment. Terapi më të mirë se kjo s’ka dhe s’do të ketë“, është shprehur Arti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat