Reagon Met Elshani pasi familjarët e Rina Balajt nisën një peticion - Bota Sot
Reagon Met Elshani pasi familjarët e Rina Balajt nisën një peticion

Mediale Vip

Reagon Met Elshani pasi familjarët e Rina Balajt nisën një peticion

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 18:32
Met Elshani

Ditën e sotme motra e Rina Balajt, Rudina ka bërë të ditur se është nisur një peticion për rikthimin e llogarisë së këngëtares nga kompania që menaxhohej.

Këtij peticioni deri tani i janë përgjigjur mbi 5 mijë njerëz, ndërsa tani ka reaguar edhe ish menaxheri i Rina Balajt.

Met Elshani, menaxheri i artistëve të “On Records” ka reaguar përmes një postimi duke i quajtur budalliqe ato me të cilat po merren familjarët e Rinës.

“Punoni more mos u merrni me budallakina. Njerezit qe nonstop arsyetohen dhe flasin per njerez tjere sen ska prej tyre. Krijoni vet nje biznes tani keni te drejte me dhene mendime per tjeter kend”, ka shkruar Met Elshani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat