Më shpejt seç e prisni, mësoni kur Young Zerka do të publikojë këngën e parë të albumit - Bota Sot
Më shpejt seç e prisni, mësoni kur Young Zerka do të publikojë këngën e parë të albumit

Mediale Vip

Më shpejt seç e prisni, mësoni kur Young Zerka do të publikojë këngën e parë të albumit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:43
Ilustrim

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka në datë 29 nëntor, si dhuratë për festat  do të publikojë albumin e tij.

Mirëpo ai ka bërë të ditur përmes profilit të tij në ‘Instagram’ se në datë 22 Nëntor do të publikojë këngën e parë nga ky album, e cila vjen me titullin “You”.

Ai ka publikuar gjithashtu një poster mjaft interesant për të prezantuar këngën, e cila do të vijë së shpejti për fansat e tij.

Aktualisht Zerka ndodhet në Greqi, ku është duke xhiruar klipet për këngët e reja.

Kujtojmë se prej kohësh i riu nga Korça është një nga zërat më të dashur shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat