Dukagjini dhe Dua me të njëjtin urim për 28 Nëntor: Një komb, një flamur - Bota Sot
Dukagjini dhe Dua me të njëjtin urim për 28 Nëntor: Një komb, një flamur

Mediale Vip

Dukagjini dhe Dua me të njëjtin urim për 28 Nëntor: Një komb, një flamur

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:52
Dukagjini dhe Dua

Sot (e enjte), mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Në mesin e këtyre ngjarjeve tragjike në Shqipëri, kanë ardhur edhe urimet e para për këtë festë nga personalitet e njohura.

Është babai i Dua Lipës, Dukagjini, i cili ka zgjedhur një fotografi të përbashkët të Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit për të uruar Shqipërinë në Ditën e Flamurit – pavarësisht periudhës që ata po kalojnë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në të mirë e në të vështirë, gjithmonë bashkë. 👐 🇦🇱 #28nentor #prayforalbania @republikaagency

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

“Në të mirë e në të vështirë, gjithmonë bashkë”, ka shkruar krahas këtij postimi Lipa.

Në anën tjetër, të njëjtën fotografi e ka ndarë edhe ylli shqiptar në InstaStory ku shkruan, “Një komb, një flamur”.

Për tërmetet në Shqipëri, Dua kishte reaguar po ashtu në rrjete sociale, duke thënë se është tmerruar nga këto lajme, për dallim nga Bebe Rexha dhe Rita Ora të cilat kanë kontribuuar edhe financiarisht. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat