Rrjedh në YouTube bashkëpunimi i ri i Rina Balajt me Sin Boy?

Mediale Vip

Rrjedh në YouTube bashkëpunimi i ri i Rina Balajt me Sin Boy?

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:12
Rina Balaj me Sin Boy

Ka tash e sa kohë që ishte paralajmëruar një bashkëpunim i ri mes reperëve Sin Boy dhe Rina Balaj.

Dyshja që kishin bashkëpunuar edhe më parë në vitin 2018, për këngën “gigi” e cila ishte kthyer në një hit me milionaklikime në YouTube, kishin paralajmëruar se do ta publikonin bashkëpunimin e tyre më 28 nëntor.

Sido që të jetë, kjo nuk ndodhi kështu pasi kënga nuk u publikua – kjo mbase për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë, mirëpo as njëri as tjetri nuk dhanë detaje lidhur me këtë rast.

Por kënga e tyre e re me titull “Tentacion” është publikuar tashmë në YouTube, në një kanalin i cili nuk është i asnjërit prej dy interpretuesve të kësaj kënge.

Nuk dihet nëse llogaria në fjalë posedon të drejtat për publikikimin e këngës, megjithatë “Tentacion” tashmë është e gatshme në duart e publiku, dhe fansat kanë filluar ta klikojnë dhe pëlqejnë me të madhe.

Kënga është publikuar në versionin audio, ndërsa nuk dihet nëse dyshja mendojnë që së shpejti t’i realizojnë edhe videoklip.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat