Reperi grek me prejardhje shqiptare mbledh para për Shqipërinë

Mediale Vip

Reperi grek me prejardhje shqiptare mbledh para për Shqipërinë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:18
Sin Boy

Reperi grek po mbledh para për Shqipërinë.

Reperi grek me prejardhje shqiptare, Sin Boy, ka hapur një faqe online ku mbledh para për të prekurit e tërmeteve në Shqipëri.

Që nga e marta ai ka publikuar mesazhe mbështetëse ndërse ka hapur llogari për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

“Shqipëria po përjeton kohë të vështira dhe ne duhet të bëhemi bashkë që të ndihmojmë këta njerëz në nevojë. Në bio gjeni linkun ku mund të dhuroni dhe ndihmoni të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë”, kishte shkruar ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat