Xhesika Berberi kujton momentin e tërmetit: Është një dhimbje që më vret…

Mediale Vip

Xhesika Berberi kujton momentin e tërmetit: Është një dhimbje që më vret…

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:44
Xhesika Berberi

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ka udhëtuar nga SHBA drejt Shqipërisë prej ditës së djeshme, për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.

E ftuar në “Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, modelja tregoi se është shumë e prekur nga kjo situatë dhe do të përpiqet të ndihmojë ata që kanë nevojë me aq sa do të ketë mundësi.     

Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë sa më të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.

Gjatë ditës së sotme Xhesika vizitoi disa familje në Ndroq, me shpresën për të ndihmuar në rindërtimin e disa shtëpive të shkatërruar nga tërmeti në atë zonë.

Kujtojmë se modelja, bashkë me mikeshën e saj të ngushtë Adrola Dushi, kanë hapur një llogari në “GoFundMe”, ku kanë grumbulluar rreth 37 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat