Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia u përfol nëpër mediat rozë se nuk ishte aq aktive me publikimet për rastin e tërmetit në Shqipëri.
Por ajo pati një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që shkruajtën se ajo nuk publikoi ‘sa duhet’ fotografi rreth kësaj ngjarje, duke e dëshmuar të kundërtën.
Kjo nuk ishte e gjitha, ajo tregoi se nuk është nga ata personazhe që e shfrytëzojnë këtë situatë për të marrë vëmendjen.
“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë e ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja.” , ka shkruar ndër të tjera Enca Haxhia.