Publikohet kënga e Elvana Gjatës, pretenduese për në Eurovision - Bota Sot
Publikohet kënga e Elvana Gjatës, pretenduese për në Eurovision

Mediale Vip

Publikohet kënga e Elvana Gjatës, pretenduese për në Eurovision

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:27
Elvana Gjata

Titujt e këngëve që do të marrin pjesë pas dy javësh në Festivalin e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh, por jo edhe këngët.

Sot ka nisur publikimi i këngëve pjesëmarrëse dhe kënga e parë që është publikuar, është ajo e Elvana Gjatës.

Elvana Gjata e cila është edhe krijuese e këngës, do të paraqitet në festival me këngën “Me tana”.

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat