Aktori i “Portokalli” rrëfen momentet e errëta: “Kam tentuar vetëvrasjen” - Bota Sot
Aktori i “Portokalli” rrëfen momentet e errëta: “Kam tentuar vetëvrasjen”

Mediale Vip

Aktori i “Portokalli” rrëfen momentet e errëta: “Kam tentuar vetëvrasjen”

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:31
Alex Seitaj

Aktori i show-t të humorit “Portokalli” ka ndarë me publikun momentet e tij më të vështira. Alex Seitaj ka hapur zemrën për të rrëfyen periudhat e errëta të jetës të cilat e kanë shtyrë që shpesh herë të tentojë edhe vetvrasjen.

Këto rrëfime Alex-i i ka bërë në emisionin “Thumb On” ku ka folur për problemt e shëndetit mendor e se si i ka përjetuar ai vitet e vështira të adoleshencës.

“Kam  pasur mendime vetëvrasjeje pafund dhe jo vetëm kaq. Kam arritur në atë pikë sa e kam dëmtuar fizikisht veten me brisqe, gjilpëra. Familja ime dinte një fraksion të vogël të të gjithës, sepse kur unë isha brenda kësaj historie, isha zhytur deri në atë pikë sa nuk hapesha me askënd. Nuk e perceptoja që mund të flisja me familjen dhe gjithçka do bëhej mirë. Zakonisht kjo ndodh, por kur je në atë dhomë të errët mendon që çdo hap drejt shpëtimit është hap i gabuar.

Tentativat për të vrarë veten nuk ishin një formë për të tërhequr vëmendjen sepse askush nuk e ka zbuluar këto lloj episodesh. Janë akte të dëshpëruara që njeriu përdor për të shfryrë për të nxjerrë dufin e vetes. Në momentin që ti pëson një dëmtim fizik, trupi lëshon adrenalinë dhe ti sikur e gëlltit. Ose tjetra, në momentin që flasim çrregullimet mendore – sepse ky është një çrregullim mendor – kanë një gjë të keqe që janë të padukshme. Nuk është si një krah i thyer. Dhe në momentin që shihja një shenjë në trupin tim dhe shërimin e asaj shenje, mendoja, me mendjen e një adoleshenti, se kështu ndodhte edhe me dhimbjen psiqike që unë po kaloja. Nuk kam kërkuar ndihmë se e dija që në atë pikë që isha, askush nuk do të më ndihmonte.”

Aktori ka treguar se ka arritur të dalë nga kjo gjendje dhe të jetë i lumtur dhe një ndër faktorët që ka ndikuar ka qenë edhe pasioni i tij për aktrimin. “Zbulova aktrimin dhe rashë në dashuri me të. Ishte ekstreme. Thashë e dua këtë gjë dhe nuk ma ndjen fare, le të qeshin njerëzit me mua”, tha ai. Kur nuk gjejmë një arsye të vazhdojmë, bëjmë mirë të gjejmë diçka ose dikë që vërtet e duam. Dashuria është një motivim i madh për të bërë përpara.”, tregoi Seitaj i cili pas disa sketçeve në Youtube u katapultua në “Portokalli” ku është një ndër personazhet më të spikatur të show-t të humorit.

Akex ka zgjedhur që këto histori t’i ndajë me publikun pasi dëshiron që të rinjtë që vuajnë tashmë si ai dikur të kenë një shembull nga i cili mund të frymëzohen e të ecin përpara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat