A do ishte Dojna Mema një partizane e denjë? Ja ç’thotë gjyshi i moderatores

Mediale Vip

A do ishte Dojna Mema një partizane e denjë? Ja ç’thotë gjyshi i moderatores

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:15
Dojna Mema

Ndonëse njihnim vetëm gjyshen e moderatores së njohur Dojna Mema nga Instagrami, edhe gjyshi i saj është shumë i njohur, por në fushën e tij.

Me siguri emrin e tij, Serveti, e kemi dëgjuar tek videot në Instagram tek gjyshja e Dojnës.

Veterani i njohur i luftës, Servet Agalliu ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar historinë e tij dhe sa e vështirë ka qenë të bëhet pjesë e luftës.

Ndër të tjera ai është pyetur nëse ju flet shpesh mbesave të tij për luftën, e cila një ndër to është moderatorja e njohur Dojna Mema dhe a mendonai se ajo do të bënte të njëjtën gjë si gjyshi po të ishte në të njëjtat rrethana.

“Unë ju kam folur patjetër për luftën dhe Dojna e Mikela më kanë thënë që krenohen që kam marr pjesë. Ato më thonë që o gjysho mos ki merak se stafetën do ta mbajmë dhe do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave të luftës antifashiste. Unë kam besim tek Dojna se jo vetëm që do i mbrojë vlerat e luftës antifashiste, por e shikoj edhe në mënyrën sesi ajo komunikon me mua.

“Do ishte Dojna një partizane nëse sot do të ishin të njëjtat rrethana si atëherë?”, e ka pyetur më tej Jonida Shehu veteranin e njohur Servet Agalliu.

Ai është përgjigjur i bindur se Dojna do të bënte të njëjtën gjë, madje është shprehur se ka besim tek ajo se mund të bënte edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat