“Mora 20 mijë euro për një reklamë uji”, modelja shqiptare tregon sekretet - Bota Sot
“Mora 20 mijë euro për një reklamë uji”, modelja shqiptare tregon sekretet

Mediale Vip

“Mora 20 mijë euro për një reklamë uji”, modelja shqiptare tregon sekretet

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 08:12
Klaudia Kalia

Modelja simpatike Klaudia Kalia ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për angazhimet e saj në modeling dhe jetën e përfolur mes Abu Dhabit dhe Evropës.

Prej muajit gusht të verës që lamë pas 19 vjeçarja ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv”, një kontratë që mesa duket do i hapë dyer të tjera drejt suksesit ndërkombëtar.

Thënë këtë, Klaudia zbuloi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të ardhshme të Ariana Grandes.

Ende nuk dihen detaje,  pasi nuk është nënshkruar një kontratë e mirëfilltë, por pritet të shohim se ç’do të ndodhë në vijim.

Ai tregoi se jetonte e vetme dhe se sapo kishte blerë një shtëpi me motrën e saj, por ndërkohë që mohoi se jeton përgjithmonë në Abu Dhabi.

Edhe ajo e kishte lexuar, si lajm, por tregoi në “Ftesë në 5”, se kishte qenë në Abu Dhabi për të realizuar reklamën e një marke uji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat