Jo vetëm të shtunën, por edhe të dielën Luana dhe Marina kombinohen.... rastësisht thonë

Mediale Vip

Jo vetëm të shtunën, por edhe të dielën Luana dhe Marina kombinohen.... rastësisht thonë

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 06:34
Luana dhe Marina

Nuk është rastësi që çdo të shtunë, ashtu siç ndajnë hapësirën televizive në ekrane të ndryshme, Marina dhe Luana të ndajnë bashkë edhe veshjet. Motrat Vjollca, megjithëse jetojnë në shtëpi të ndryshme, duket se nuk e kanë lënë kujdesin e veshjes televizive edhe tani që secila drejton format të ndryshëm nga tjetra. Megjithëse qëndrojnë në stile të ndryshme – Marina gjen rehati në klasiken me frymë moderne herë pas here, ndërsa Luana, me look-un e saj më të guximshëm, e gjen gjithmonë një detaj që ta kombinojë me motrën matanë ekranit.  

Por gjithçka na e servirin sikur ndodh rastësisht. Rastësisht me të njëjtën ngjyrë fustani, rastësisht me të njëjtin stil, rastësisht me ndonjë detaj unik….

Sot, po kaq rastësisht, Marina dhe Luana janë kombinuar me ngjyrën e zezë. Këtë madje, ua kanë treguar edhe fansave të tyre online.

Të paktën për Luanën, e gjithë kjo është rastësi. Besojeni ose jo….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat