Meghan dhe Harry mund t'i humbasin titujt mbretërorë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it

Mediale Vip

Meghan dhe Harry mund t'i humbasin titujt mbretërorë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 21:23
Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk gjejnë qetësi, pasi edhe kur ata nuk bëjnë asgjë, mediat do të shkruajnë gjithmonë. Kësaj radhe një tjetër çështje i ka sjellë në qendër të vëmendjes. Këshilli i qytetit Brighton dhe Hove, në East Sussex, do të diskutojë sot nëse çifti duhet t’i humbasë titujt mbretërorë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it.

Këshilli i Brighton dhe Hove nuk ka fuqinë t’i heqë titujt çiftit mbretëror, pasi këtë fuqi e ka vetëm Mbretëresha Elisabeth, e cila ua dha titujt në ditën e tyre të dasmës, vitin e kaluar. Por një peticion i nisur nga Charles Ross, i cili ka siguruar 3881 firma, do të prezantohet sot në këshill.

Sipas The Mirror, me shumë mundësi këshilli do ta refuzojë propozimin, duke qenë se nuk ka fuqinë t’ua heqë titujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat