Renato Mekolli prezanton për herë të parë të ëmën në emision!

Mediale Vip

Renato Mekolli prezanton për herë të parë të ëmën në emision!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 06:24
Renato Mekolli me nenen e tij

Mes të papriturash, surprizash e përplasjeve, sezoni i tretë i “Hell’s Kitchen” iu afrua fundit.

Shef Renato ka premtuar ta kapërcejë veten këtë radhë, dhe ashtu bëri: surpriza e madhe për publikun është vetë nëna e tij, e cila ka pranuar të dalë në ekran për hir të të birit.

Në foton që Renator postoi në Instagram me të ëmën, shihet qartë ngjashmëria mes tyre. “Faleminderit jeta ime,Mbretëresha ime! Hera e parë dhe e fundit që dole në ekran, sepse ju, familja ime dhe njeriu im jeni për mua.Vetëm për mua ”, ka shkruar ai.

Këtë mbrëmje do të mësojmë se cili do të jetë fituesi i sezonit të tretë, por shefi i kuzhinës “na paralajmëron“ të mbajmë ndonjë shami me vete, se do të ketë lotë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat