6 muajshe shtatzënë; zbulohet partnerja e re e Kastro Zizos! - Bota Sot
6 muajshe shtatzënë; zbulohet partnerja e re e Kastro Zizos!

Mediale Vip

6 muajshe shtatzënë; zbulohet partnerja e re e Kastro Zizos!

Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:35
Kastro Zizo

Pak muaj më parë në “Kënga Magjike”, artisti Kastro Zizo rrëfeu se do të bëhet baba për herë të tretë, pasi partnerja e tij është në pritje të ëmbël. Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe, Kastro ka preferuar të mos japë asnjë detaj për bebushin që po vjen, e po ashtu edhe për partneren tij; një foto e postuar pak orë më parë në instagramin e tij na njohu më në fund me të dashurën e Klevis Bega.

Një foto e shkrepur në shtëpinë e Kastros teksa çifti ndodhej me dy miq; moderatoren Zhaklina dhe partnerin e saj; na njohu kështu edhe me barkun e rrumbullakosur të Sarës, partneres së këngëtarit.

Burime për bordo kanë konfirmuar se Sara është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe është 25 vjeç. Dyshja pas pak javësh do të mirëpresin në jetën e tyre bebushin që është djalë.

Image
Kastro Zizo

Ky do të jetë fëmija i tretë për Kastro Zizon, që është njëkohësisht edhe baba i djalit Dankan dhe vajzës Nia që ka nga dy martesat e mëparshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat