Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala në Shqipëri - Bota Sot
Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala në Shqipëri

Mediale Vip

Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala në Shqipëri

Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:55

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri la shumë të vdekur, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë.

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora kishte vendosur që familjes Sala t’ia ndërtonte shtëpinë.

Tani shtëpia është ndërtuar, dhe 6 anëtarët e familjës Sala u futën në shtëpinë e re.

Image
Instagram

 

Erion Veliaj përmes një postimi e dha lajmin e mirë, ku edhe e falënderoi Ritën për kontributin e saj.

E kjo e fundit, ia ri-postoi postimin e Veliajt, ku ai tha “Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!”.

Image
Instagram

 

 “Shtëpia që e kam ndërtuar me ekipin tim, më në fund erdhi në jetë!! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan ta bëjmë këtë realitet! #kosovoambassador”, ka shkruar Rita.

Rita në vitin 2015 është shpallur ambasadore nderi në Kosovë për shkak të punës së saj me UNICEF, nga ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat